Qeveria Japoneze rehabilitoi tre shkolla në veri të vendit. Ceremonia e inaugurimit u zhvillua më datë 25 ndërsa një tjetër do të zhvillohet më date 26 shtator 2017, në Vaun e Dejës dhe në Fierzë.

Në ceremoni ishte i pranishëm Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito, i cili në fjalën e tij theksoi angazhimin për të mbështetur më tej qeverinë Shqiptare në përpjekjet e saj për të përmirësuar cilësinë e arsimit në vend.

Ambasadori Ito tha gjithashtu se këto projekte janë bashkë-financuar përmes Granteve të Asistencës për Projekte Bazë të Sigurisë Njerëzore, të cilat kanë siguruar një ndihmë financiare prej 137.894 euro për rinovimin dhe rikonstruksionin e shkollave publike në zona të largëta.

Ambasadori Ito informoi pjesëmarrësit mbi mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë Japoneze, e cila u ka ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë në Shqipëri qysh prej vitit 1998, përmes financimit të mbi 16 projekteve të fokusuar në rinovimin, rehabilitimin dhe rindërtimin e shkollave publike kryesisht në zona të thella malore.

Në fund të fjalës së tij, Ambasadori Ito shprehu angazhimin e tij dhe të qeverisë së Japonisë për të mbështetur më tej Qeverinë e Shqipërisë, dhe përmendi se në një të ardhme të afërt do të fillojë një fazë tjetër e Granteve të Asistencës për Projekte Bazë të Sigurisë Njerëzore, të cilat do të ofrojnë edhe më shumë mundësi për një edukim më të mire.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb