Në vendimin përfundimtar të Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokave në Leposaviq dhe Zubin Potok, komuna të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës janë përjashtuar disa parcela private, por vetëm të atyre qytetarëve që e kanë fituar procesin në gjykatë, konfirmon për REL, Nebojsha Vllajiq, njëri prej avokatëve që kanë përfaqësuar banorët e pakënaqur para gjyqësorit të Kosovës.
Qeveria e Kosovës ka filluar procesin e shpronësimit në komunën e Leposaviqit dhe atë të Zubin Potokut në mes të janarit të vitit 2023, kur disa toka atje i ka shpallur “pasuri të paluajtshme me interes të veçantë publik – të nevojshme për realizimin e projekteve infrastrukturore me interes publik”.
Bazuar në vendimin paraprak të Qeverisë, sipërfaqja e përgjithshme e shpronësimit të planifikuar atëkohë ka qenë rreth 104 hektarë në Leposaviq dhe rreth 33 hektarë në Zubin Potok.