PRISHTINE – Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar mbledhjen e dytë gjatë ditës së sotme, në të cilën ka miratuar Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike.

Projektligji i miratuar sot përfshin edhe dy nene të reja, sipas të cilave ndërmarrje të caktuara shoqërore mund të shndërrohen në publike me vendim të Kuvendit dhe me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, parasheh edhe dy nene të reja.

Sipas ndryshimeve të propozuara, statusi i Kombinatit Xehtaro Metalurgjik Kimik Trepça do të rregullohet me Strategji dhe Ligj të veçantë, ndërsa ndërmarrjet që kanë hyrë në procesin e riorganizimit, falimentimit apo likuidimit, ndërpriten me hyrjen në fuqi të këtij ligji pa nevojën e ndonjë vendimi gjyqësor.

Kuvendi i Republikës së Kosovës me kërkesë të kryeministrit, do të mblidhet sonte në orën 17:00, në seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të shqyrtohet për herë të parë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: