Euro pësoi një rënie drejt nivelit më të ulët në 30 muajt e fundit kundrejt paundit, pasi kryeministri Michel Barnier paraqiti buxhetin e tij për rritjen e taksave, duke e vënë qeverinë franceze në rrezik kolapsi.

Monedha europiane ishte gjithashtu afër nivelit më të ulët 14-mujor kundrejt dollarit, ndërkohë që bursa e Parisit ra ndjeshëm.

Indeksi Cac 40 ra deri në 1.2 përqind ndërsa kryeministri francez Michel Barnier, paraqiti projektin e tij për të ulur deficitin e vendit.

Barnier – i cili u emërua nga Presidenti Emmanuel Macron në shtator – bëri një lëshim të minutës së fundit për Tubimin Kombëtar të së djathtës ekstreme (RN) në një përpjekje për të miratuar buxhetin.

Megjithatë, përballë kundërshtimit të vazhdueshëm, ai vendosi të përdorë pushtetin ekzekutiv për të kaluar buxhetin pa votim parlamentar, duke e vënë atë në rrugën e përballjes me një votë mosbesimi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

RN ka thënë se do të votojë kundër z. Barnier duke shprehur kundërshtimin e saj ndaj disa aspekteve të planit të buxhetit të qeverisë për vitin 2025, përfshirë edhe projektin e financimit të sigurimeve shoqërore.

Këto përfshijnë shkurtime të planifikuara në kontributet sociale të punëdhënësve dhe një fund të pjesshëm të indeksimit të inflacionit të pensioneve.

Aksionet franceze janë aktualisht në rënie me më shumë se 0.4 për qind, ndërkohë që kostoja efektive e qeverisë franceze është rritur. Chris Beauchamp, analisti kryesor i tregut në platformën e tregtimit në internet IG, tha se ka qenë një ditë tronditëse për tregjet evropiane, veçanërisht ato franceze.

Yield-et e obligacioneve 10-vjeçare të qeverisë franceze janë aktualisht më të larta se ato të Greqisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb