Këshilltari ekonomik i Grupit Parlamentar CDU në Bundestagun gjerman, Martin Henze përmes një postimi në rrjetet sociale, i referohet përgjimeve të Bild dhe e konsideron qeverinë shqiptare si e ashtuquajtura “qeveria e mafias Rama”, e cila sipas tij nuk ka përmbushur asnjë pikë të vetme për hapjen e negociatave me BE.


Henze thotë se është populli ai që duhet të bëjë diferencën dhe të zgjedhë mes saj e forcave demokratike të opozitës.


STATUSI I PLOTE
E cilësuar nga prestigjiozja gjermane “BILD” si “qeveria e mafias Rama, mban përgjegjësi jo vetëm për gjendjen e keqe ekonomike, për shkatërrimin e sistemit gjyqësor dhe të parlamentit, për korrupsionin në administratën publike, varfërinë dhe largimin masiv të të rinjve shqiptarë, shkatërrimin e familjeve shqiptare, manipulimin në zgjedhjet e fundit parlamentare së bashku me mafian, por, gjithashtu është politikisht përgjegjëse sepse nuk ka përmbushuar asnjë pikë të vetme për hapjen e bisedimeve me BE-në.


E ashtuquajtura “qeveria e mafias Rama” është përgjegjëse për këtë. Tani është koha që populli shqiptar të vendosë: a dëshiron ta mbajë ende në këmbë këtë qeveri, mafian, urinë, varfërinë, korrupsionin, antidemokracinë, prostitucionin, trafikimin e drogës dhe largimin masiv apo dëshiron një të ardhme në Bashkimin Europian?

Nëse e populli dëshiron të ardhmen e tij në BE, duhet të bëjë një angazhim politik me forcat demokratike të opozitë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb