Pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, pasi është thirrur për të dëshmuar në Hagë për krimet e luftës së Kosovës, një nga opsionet janë edhe zgjedhjet e parakohshme. Ndaj skeptikët do të pyesin nëse ka apo jo buxhet të mjaftueshëm Kosova për të përballuar zgjedhjet, ndërsa ‘dilemat’ i shuan ministri i Financave Bedri Hamza.

Mbajtja e zgjedhjeve të Parakohshme, jo domosdoshmërish mund të prodhojë shpejt Qeverinë, gjë që mund të rrezikonte shtyrjen e votimi i buxhetit.

Hamza, beson që diçka e tillë nuk do të ndodhë, duke hedhur kështu poshtë zërat se KQZ nuk posedonte mjete të mjaftueshme për nisjen e organizimit të zgjedhjeve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: