KOSOVË

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka mbërritur në vendin ku pritet të zhvillojë një takim me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Mediat kosovare shkruajnë  se takimi i dy kryetarëve po mbahet larg vëzhgimit mediatik, ndërsa nuk dihet ende nëse do flasin apo jo për mediat.

Ky takim duket që po paraprin finalizimit të koalicionit  qeverisës mes LDK-Vetëvendosjes. Kryeministri i zgjedhur i Kosovës , i cili mori besimin e qytetarëve me 6 tetor është shprehur me vendosmëri që nuk do të përfshijë  në koalicion Listën Serbe.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb