Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të takohet sot me ish-kryeministrin Isa Mustafa. Ky fakt është bërë i ditur nga Kurti, ku do të diskutohet mbi mundësitë e formalizmit të bashkëqeverisjes së ardhshme.

Duke mos i mohuar diskutimet për emërimin e presidentit pas dy viteve, Kurti tha se fokusi i bisedës mes tyre duhet të jetë tek karriget e zbrazëta, si kryeministri dhe kryetarit të Kuvendit që kanë mbetur pa përfaqësues.

Kandidati për kryeministër paralajmëroi se me LDK-në duhet të përshpejtojnë drejt formimit të qeverisë sepse brenda disa ditësh pritet edhe certifikimi i rezultateve dhe brenda 30 ditësh do të ftohet edhe seanca nga presidenti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb