Ditën e nesërme pritet që grupet punuese të Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të mblidhen në një takim në kuadër të krijimi të qeverisë së re.


Takimi do të zhvillohet në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, duke filluar nga ora 15:00. Zyra e shtypit të VV-së pohoi për Express se nesër do të bisedohet për çështjet sociale.


“Ekipet punuese nesër flasin për çështjet sociale, energjetikë, rini dhe kulturë”, thuhet në përgjigjen e VV-së. Grupet punuese pothuajse janë në përfundim të punës së tyre dhe pastaj i mbetet kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa të dakordohen rreth propozimeve të këtyre grupeve, si dhe t’i ndajnë përgjegjësitë qeverisëse.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: