SHKUP– Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski takoi sot pasdite liderët dhe përfaqësuesit e partive politike të koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”.

Gruevski pranoi dje mandatin për formimin e qeverisë nga presidenti Gjorgje Ivanov, pas zgjedhjeve të fundit të parakohshme parlamentare, ku VMRO-DPMNE-ja fitoi 51 mandate.

Ndërkohë, po dje Aleanca për Shqiptarët njoftoi nuk do të merrte pjesë në përbërjen e qeverisë së re, nëse mandatar ishte Nikolla Gruevski, tha Zulfi Adili nga Uniteti, pjesë e Aleancës për Shqiptarët.

Adili theksoi se ”Uniteti nuk ndryshon qëndrimin e kushtetutës në platformën të cilën e përkrahën partitë shqiptare, e cila është bazë për negocimet për formimin e qeverisë së re”.

Vesel Memedi, lider i RDK-së, parti e cila gjithashtu është pjesë e Aleancës për Shqiptarët, tha se gjithsesi për ta më e rëndësishme ishte platforma.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: