SHKUP- Kryetari i Republikës së Maqedonisë sot do të realizojë takime të ndara me partitë politike, ku do të bisedohet për gjendjen politike aktuale në vend. Këtë e kanë konfirmuar edhe nga kabineti i presidentit Ivanov.

“Konsultimet me partitë politike parlamentare pasojnë pas takimit me kryetarin Ivanov dhe me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Nikolla Ivanovski, dhe takimit me euroambasadorin Zhbogar”, thonë nga kabineti i Presidentit.

Ivanov ka deklaruar dje se nuk do ta shkelë kushtetutën dhe se do të veprojë sipas dispozitave ligjore.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb