Tre ditë pasi u betua, qeveria e re populiste e Italisë po përgatitet për ‘pengesën’ finale, përpara se të vendosë rishikimin apo jo të rregullave të Bashkimit Evropian dhe rendin e vendosur: votëbesimi i parlamentit.

Miratimi parlamentar do të kërkohet këtë javë për kabinetin 18-anëtarësh të Kryeministrit Giuseppe Conte, një profesor i ligjit 53 vjeçar, pa përvojë politike. Lëvizja Pesë Yje dhe Lidhja tani mbajnë shumicën parlamentare, edhe pse në senatin me 320 vende, të dy grupet kanë vetëm 14 vota më shumë se opozita.

Ndërkohë që ky votim i parë ka të ngjarë të zhvillohet pa probleme, pasi partitë tashmë kanë rënë dakord mbi listën e ministrave dhe programin e qeverisë, disa analistë parashikojnë kohë të vështira përpara në votimet e ardhshme parlamentare, ndërkohë që të dy partitë kundërshtojnë se cilat prej premtimeve të tyre ‘të shtrenjta’ elektorale do të mbahen, shkruan “monitor”.

“Partitë e koalicionit kanë zgjedhje të ndryshme dhe kërkesa të ndryshme nga buxheti, gjë që mund të çonte në një krizë të re politike në afat të mesëm dhe afatshkurtër”,- shkruante gazetari George Soros në një botim të botuar në gazetën Corriere della Sera të dielën. “Qeveria mund të bjerë, kështu që ne mund të zhvillojmë zgjedhjet më vonë këtë vit ose më shumë gjasa në fillim të vitit të ardhshëm”.

Të dielën, kreu i pesë yjeve, Luigi Di Maio, tha se një e ardhur universale bazë për italianët e varfër do të jetë ndër masat e para që ai planifikon të vendosë para parlamentit. Udhëheqësi i Lidhjes, Matteo Salvini, i cili premtoi shkurtime të mëdha të taksave për votuesit, tha gjatë fundjavës se ai ka në plan të shkurtojë 5 miliardë euro ndihmë për azilkërkuesit, për të rimarrë fondet për të mbajtur premtimet e tij elektorale.

Megjithatë, shuma është e vogël krahasuar me zbatimin e programit të plotë Pesë yje dhe të Lidhjes, i cili gjithashtu përfshin heqjen e një reforme pensionale që kishte ndihmuar në balancimin e financave të pasigurta të Italisë gjatë krizës ekonomike. Corriere della Sera vlerësoi koston e programit populist në 100 miliardë euro. Kjo është shumë ambicioze për Italinë, e cila ka peshën e dytë më të lartë të borxhit në Evropë, pas Greqisë dhe që mund ta vendosë atë në një kurs përplasje me disiplinën fiskale të eurozonës.

Njoftimi i planit të qeverisë alarmoi tregjet javën e shkuar dhe shkaktoi tensione me presidentin italian Sergio Mattarella, duke kërkuar mundësinë e formimit të një qeverie.

“Skenari më i keq është shmangur, por mbeten pasiguri,” shkruante analisti i Kepler Cheuvreux, Marco Baccaglio në një shënim të premten, sipas Bloomberg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb