Qeveria e Spanjës njoftoi arritjen e një marrëveshjeje me sindikatat, për një rritje të re të pagës minimale me 4.4%. Punëdhënësit janë kundër vendimit.

Pothuajse 2.5 milionë punëtorë vlerësohet të përfitojnë nga rritja. Kjo rritje, e cila korrespondon me 50 euro bruto në muaj – për 14 muaj – e rrit pagën minimale në Spanjë në 1,184 euro bruto. Rritja është më e lartë se niveli i inflacionit, i cili arriti në 2.8% vitin e kaluar në Spanjë.

Në bazë vjetore, fitimi për punëtorët do të arrijë në 700 euro, tha Ministrja e Punës Yolanda Diath në platformën e rrjeteve sociale Bluesky.

Konfederata e sindikatave (CCOO) e përshëndeti marrëveshjen, ndërsa shprehu keqardhjen që ajo nuk u nënshkrua nga punëdhënësit.

Paga minimale në Spanjë është rritur me një total prej 61% që nga viti 2018, kur Pedro Sánchez mori detyrën. Në atë kohë ajo arrinte në 735 euro në muaj dhe ishte një nga më të ulëtat në Evropë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb