Në mbledhjen që ka mbajtur Qeveria e Kosovës u bë e ditur se Lyra Osmani është emëruar Inspektore e Përgjithshme në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Gjithashtu, në mbledhje u bë edhe emërimi i Avni Kastratit  si Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Qeveria po ashtu miratoi shqyrtim propozimin-vendimit për aprovimin e rritjes së përfitimeve dhe pensioneve për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile dhe familjarëve të tyre.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se rritja e pensioneve për këtë kategori do të jetë 20 për qind mbi shumën aktuale.

“Shqyrtim propozimin-vendimin për aprovimin e rritjes së përfitimeve dhe pensioneve duke përditësuar tabelën në shtojcën 1. Të Ligjit Nr.04/L-054 për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjeve të tyre (MFPT). Ashtu siç e patëm bërë njoftimin në tetor të vitit të kaluar bashkë me ministrinë Hekuran Murati gjatë janarit, pra sot zyrtarisht do të aprovohet rritja prej 20 për qind e pensioneve mbi shumën aktuale për familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarët e UÇK-së, viktimave të dhunës seksuale dhe viktimat civile”, theksoi  thënë Kurti.

 

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: