Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu nga foltorja e Kuvendit ka folur për Ditën e Mjekut, duke akuzuar qeverinë për varfërimin e tyre dhe të intelektualëve.
Shehu tha se mjekët shqiptarë janë më të keq paguarit në Evropë, teksa ka renditur arsyet pse.
Postimi i plotë:
Qeveria “feston” Diten e Mjekut duke varferuar mjeket dhe intelektualet.
Rritja e tatimit vetem per Profesionet e lira nga 15% ne 27%, eshte nje shkelje e Kushtetutes per barazine qytetare.
Nderkohe qe mjeket e personeli yne jane me te keq paguarit ne Europe, ju i risni tatimet.
Por jo vetem mjekeve….
Ju me kete ligj godisni ne menyre selektive mjeket, personelin shendetesor, juristet, arkitektet, ingjinieret etj, profesionet e lira ne teresi.
Keta jane pjesa me intelektuale e vendit, qe ju i diskriminoni.
Profesionet e Lira ne biznesin e tyre duhen trajtuar si te gjitha bizneset e tjera.
Nje qeveri kjo qe keshtu kerkon te shkaterroje inteletualizmin e Shqiperise.
Ta falimentoje e largoje nga vendi se ka frike nga ai.
Nje “otomanizem” i vertete ky, qe synon te varferoje, te perbuze, shtype ata e qytetaret.
Qe t’i “puthin” doren me tej si Sulltanit.
Politikat tuaja jane:
1-Politika te taksave te larta.
2-Pa drejtesive ne aktivitetet ekonomike.
3-Korrupsinit ne investimet me PPP, cmimet etj.
4.Ndalimi i investimeve te rregullta e te huaja.
5-Bllokimi i ekonomise keshtu.
6-Rritja e papunesise e varferise me tej.
7-Braktisja e vendit nga shqiptaret, qe ju te sundoni te “qete”.
Otomanizem shkaterrues per Shqiperine ky, njelloj si sulltanatet dikur!
Per turpin tuaj, kjo eshte esenca e ketij Ligji qe keni sjelle sot!