GJERMANI-Një çerek shekulli pas ribashkimit të Gjermanisë, landet e ish-Gjermanisë Lindore kanë ende shumë punë për të kapur ekonomikisht homologët e tyre perëndimorë, thuhej sot në një raport të qeverisë.

”Megjithatë, zonat strukturalisht të dobëta në ekonomi në perëndim duhet të merren parasysh gjithashtu”, sipas raportit vjetor 2015 të Gjermanisë së Bashkuar.

“Qëllimi ishte për të krijuar kushte të barabarta të jetese në të gjithë Gjermaninë”, tha Iris Gleicke, përfaqësuesi i posaçëm i qeverisë për ish-Gjermaninë Lindore.

“Në veçanti, kjo preku pagat dhe pensionet”, shtoi ajo.

Raporti thotë se fuqia ekonomike në ish-landet e lindjes është dyfishuar që nga viti 1990, ndërkohë që shifrat e papunësisë kanë rënë në një nivel më të ulët. Infrastruktura është përmirësuar gjithashtu.

”Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) nga landet lindore është dyfishuar dhe tani qëndron në 67 për qind të PBB-së në perëndim”, thuhet në raport.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: