ATHINË- Qeveria greke dhe Agjencia e Privatizimeve (Hradf) nënshkruan sot dhënien me koncesion të 14 aeroporteve rajonale operatorit gjerman aeroportual “Fraport” për një vlerë prej 1,2 miliardë euro, privatizimi i parë më i rëndësishëm i qeverisë së majtë Syriza.

Kompania “Fraport AG-Slentel Ltd” bashkuar kompanisë greke “Kopelouzos” do të ketë të drejtën e përdorimit, menaxhimit dhe shfrytëzimin për një afat kohor prej 40 vjetësh të këtyre aeroporteve duke përfshirë dhe atë të Selanikur, qyteti i dytë grek në veri dhe aeroportet e ishujve turistikë, si Mykonos, Santorini apo Korfuzit, sipas komunikatës së Agjencisë.

“Nënshkrimi i kontratës për dhënien me koncesion të 14 aeroporteve rajonale është një zhvillim i rëndësishëm dhe një shenjë për ekonominë greke që fiton hap pas hapi besimin në tregje dhe ka rimarrë rrugën e rritjes ekonomike”, theksoi Stergios Pitsiorlas, president i Agjencisë.

Në kuadër të marrëveshjes për kredinë e tretë ndërkombëtare akorduar për vendin në muajin korrij, qeveria e majtë e Aleksis Cipras është angazhuar tek kreditorët për realizimin e një programi ambicioz privatizimesh që përfshijnë dhënien me koncesion të portevem aeroporteve dhe pasurive të tjera shtetërore.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: