Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, përmes një postimi në profilin e tij “Facebook”, ka bërë të ditur vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë mbi mbështetjen shtesë financiare për Këshillin Kombëtar në Serbi me qëllim blerjen e teksteve shkollore.

Ky vendim, sipas Cakaj do t’i shërbejë nxënësve shqiptarë që ndjekin procesin mësimor në institucionet e sistemit parauniversitar në tre komuna: Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

“Edhe një informacion tepër i vyer e shumë domethënës për Shqipërinë dhe shqiptarët ???…
Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë sot ka vendosur dhënien e një mbështetjeje shtesë financiare për Keshillin Kombëtar në Serbi me qëllim blerjen e teksteve shkollore.
Ky vendim i shërben nxënësve shqiptarë që ndjekin procesin mësimor në institucionet e sistemit parauniversitar në tre komuna: Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.
Ky vendim është në funksion të rritjes së edukimit në përgjithësi dhe ruajtjes së identitetit kombëtar në veçanti. Shqipëria mbetet e përkushtuar për rritjen e kujdesit për të gjithë shqiptarët në rajon dhe diasporë në përgjithësi✌…”

Cakaj Fb
Cakaj Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb