TIRANE

Ndonëse FMN dhe BB i kanë cilësuar koncensionet forma të rrezikshme për buxhetin dhe me ndikim në borxhin publik, mësohet se në mbledhjen e kësaj të mërkure qeveria ka miratuar dy kontratat koncensionare për ndërtimin e dy rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat. Të dyja këto kontrata koncensionare janë pjesë e projektit 1 mld euro.

Burime nga Ministria e Infrastrukturës bëjnë të ditur për ‘News24’ e ‘BalkanWeb’ se kontratat koncensionare janë rinegociuar me qëllim uljen e interesave të kapitalit të investitorit. Pra synimi kryesor është ulja e kostos së ndërtimit të këtyre dy rrugëve.

Ulja e kostove këtyre rrugëve do të shfrynte çmimet e larta të paketës 1 miliardë euro. Rruga Milot-Balldren ka një gjatësi prej 17,2 kilometrash dhe vlera totale e ndërtimit është 161,5 milionë euro. Kurse koncesioni tjetër i fituar nga firma Gjikuria për Orikum-Dukat kushton 50,5 milionë euro.

Miratimi i dy rrugëve të tjera me koncension vjen në një kohë kur ligji i koncensioneve i cili parashikon që të mos pranohen më oferta të pakërkuara në infrastrukturë ka mbetur pezull në parlament ndonëse është kaluar në komisionet parlamentare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb