TIRANË – Qeveria shqiptare ka miratuar sot në parim një protokoll bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës për lehtësimin e tregtisë ndërmjet dy vendeve.

Vendimi “Për zbatimin e marrëveshjes kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunimin në nxitjen dhe lehtësimin e tregtisë” hyn në fuqi menjëherë dhe është marrë pak ditë para mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: