Sot rreth orës 12:00 pritet që të zhvillohet një mbledhje e kabinetit qeveritar, ku BalkanWeb mëson se do të merret një vendim sa i përket shpërblimeve të fundvitit për efektivët policorë.

Pritet që nga ky bonus të përfitojnë rreth 8 mijë policë, ndërkohë sa i përket shumës së shpërblimit, ajo mund të jetë nga 10-15 mijë lekë të reja.

Ndërkohë pritet që në mbledhje e sotme të merret vendimi edhe për shpërblimin për punonjësit e administratës, si sanitarët apo shoferët, të cilët trajtohen me një pagë më të ulët se pjesa tjetër.

Në këtë kategori, ku do të përfshihen edhe punonjësit e arkivit dhe protokollit, shpërblimi pritet të jetë në shumën e 15 mijë lekëve të reja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb