Deputeti i PD, Dashnor Sula thotë se prej tre muajsh pensionistët që marrin më pak se 150 mijë lek të vjetër, por nga ana tjetër në këto muaj çmimet e ushqimeve bazë nuk janë ulur, por ka ndodhur e kundërta.

Reagimi i plotë:

Si po e mbikëqyr qeveria mjerimin e shqiptarëve!

Ministrja e Financave doli sot në një konferencë dhe deklaroi që në Shtator qeveria pritet të miratojë një paketë tjetër për tu ardhur në ndihmë qytetarëve në shtator. Ndërkohë prej tre muajsh pensionistët që marrin më pak se 150 mijë lek të vjetër (se ata që marrin pak më shumë, për këtë mazhorancë që nuk ngopet me PPP quhen të pasur)dhe familjet me ndihmë ekonomike nuk marri më atë lëmoshën prej 30 mijë lekësh të vjetër për të përballuar rritjen ekstreme me borde të çmimeve. Por në këto tri muaj çmimet e ushqimeve bazë nuk janë ulur, e kundërta, vetëm janë rritur.

INSTAT ka botuar së fundmi indeksin e çmimeve për muajin korrik. Siç është konstatuar dhe ngritur shqetësimi në mënyrë të vazhdueshme edhe nga qytetarët përmes “dritareve” të komunikimit kudo qofshin, çmimi i ushqimeve bazë ndryshon nga mëngjesi në darkë. Në një farë mënyre kjo konfirmohet edhe nga INSTAT.

Rritja më e madhe e çmimeve prej 14,5 % vërehet në grupin “Transporti”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 12,4 % Ndërkohë edhe qiraja është rritur me 4,4 % në krahasim me një muaj më pare.

Kjo është e dhimbshme sesi qeveria po e monitoron mjerimin e familjeve shqiptare. Rritet me 14.5% çmimi i transportit,ndërkohë që ka filluar që në muajin korrik ulja e çmimit të karburantit në bursë, por bordi i vjedhjes në Shqipëri mblidhet vetëm kur bëhet fjalë për të rritur çmimin. Karburanti është motori i ekonomisë, dhe kjo qeveri ka ditur ti bjerë mu në kokë çështjes për të mjeruar shqiptarët.

Kategoria e dytë me rritjen më të madhe të çmimeve janë ushqimet bazë me 12.4%. Megjithatë për ministrat e kësaj qeverie që jetojnë në rezidenca luksoze nuk përbën asnjë problem, ndaj prej tre muajsh ja kanë hequr ndihmën minimaliste për të përballuar krizën. Presim me kësmet në shtator thotë ministrja. Ndërkohë për oligarkët që marrin tendera me fond limit 99.9% dhe koncesione koha nuk pret ndaj qeveria i dha atyre 60 milionë euro shtesë pa i dhënë mundësi diskutimi në parlament. Kjo është e  tmerrshme. Por duket se më keq do bëhet. Nuk ka asnjë logjik tjetër veçse kjo sjellje e kësaj mazhorance të jetë e qëllimtë për të ulur forcën e reagimeve të qytetarëve nga varfëria ose për të nxitur shpopullimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: