TE GJITHA VENDIMET E QEVERISE-KLIKO KETU
TIRANE – 
Qeveria ka vendosur të rrisë fondin e shpronësimit për pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimi i rrugës Transballkanike. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, u miratua propozimi i Ministrisë së Zhvillimit Urban për rritjen e fondit të shpronësimit nga 516 898 914.92 lekë në 582 942 635.82 lekë.
“Vendim për disa ndryshime në vendimin nr.54, datë 21.1.2015, të këshillit të ministrave, “për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i objektit “studim, projektim, lidhja e rrugës Transballkanike me superstradën Fier-Vlorë”. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik” dhe të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave. VENDOSI:
Në vendimin nr.54, datë 21.1.2015, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
Në pikat 3 dhe 4, vlera 516 898 914.92 (pesëqind e gjashtëmbëdhjetë milionë e tetëqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e nëntëqind e katërmbëdhjetë pikë nëntëdhjetë e dy) lekë ndryshon dhe bëhet 582 942 635.82 (pesëqind e tetëdhjetë e dy milionë e nëntëqind e dyzet e dy mijë e gjashtëqind e tridhjetë e pesë pikë tetëdhjetë e dy) lekë.
Tabela bashkëlidhur vendimit zëvendësohet me tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.”- thuhet në vendimin e qeverisë, i publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë.
Gjithashtu, qeveria miratoi vendimin për shpronësimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimi i linjës 110 kv Korçë – Zëmblak dhe linjës 110 kv Ersekë-Korçë. Po ashtu u vendos edhe për shpronësimin e pronarëve që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Tiranë-Elbasan, Loti III, rrëshqitjet” dhe ndërtimi i segmentit rrugor “Porto Romano-Durrës, Loti I”.

VENDIM
“Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i linjës 110 kv Korçë–Zëmblak. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave. VENDOSI:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i linjës 110 kV Korçë-Zëmblak, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të “Operatorit të Sistemit të Transmetimit”, sh.a., (OST).
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në lekë, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse të kompensimit, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për sipërfaqen 3 204 (tre mijë e dyqind e katër) m², tokë bujqësore “arë” dhe “truall”, vlerësuar me shumën 535 724 (pesëqind e tridhjetë e pesë mijë e shtatëqind e njëzet e katër) lekë.
4. Fondi prej 535 724 (pesëqind e tridhjetë e pesë mijë e shtatëqind e njëzet e katër) lekësh të përballohet nga fondet e OST, sh.a.-së.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale të shpronësimit të përballohet nga OST, sh.a.-ja, si subjekti që garanton edhe shpenzimet për realizimin e këtij procesi.
6. Shpronësimi të fillojë brenda muajit shkurt 2015.
7. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë të pezullojnë të gjitha transaksionet mbi këto pasuri, deri në përfundimin e procesit të kalimit të pronësisë të pasurive të shpronësuara në favor të OST, sh.a-së.
8. Ngarkohet Ministria e Energjisë dhe Industrisë, OST, sh.a.-ja, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

VENDIM
“Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i linjës 110 kv Ersekë-Korçë”. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave: VENDOSI:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i linjës 110 kV Ersekë-Korçë, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a., (OST).
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në lekë, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse të kompensimit, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për sipërfaqen 1 969.17 (një mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë pikë shtatëmbëdhjetë) m², tokë bujqësore “arë’ dhe ‘truall”, vlerësuar në shumën 276 006.24 (dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtë pikë njëzet e katër) lekë.
4. Fondi prej 276 006.24 (dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtë pikë njëzet e katër) lekësh të përballohet nga fondet e OST, sh.a.-së>
5. Vlera e shpenzimeve procedurale të shpronësimit të përballohet nga OST, sh.a, si subjekti që garanton shpenzimet për realizimin këtij procesi.
6. Shpronësimi të fillojë brenda muajit shkurt 2015.
7. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Ersekë dhe Korçë të marrin masat për pezullimin e të gjitha transaksioneve mbi këto pasuri, deri në përfundimin e procesit të kalimit të pronësisë së pasurive të shpronësuara në favor të OST, sh.a.-së.
8. Ngarkohen Ministria e Energjisë dhe Industrisë, OST, sh.a.-ja, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Ersekë dhe Korçë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
VENDIM
“Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Tiranë-Elbasan, loti III, rrëshqitjet”. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave: VENDOSI:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Tiranë – Elbasan, Loti III, Rrëshqitjet”.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur, për pasurinë “arë”, me sipërfaqe të përgjithshme 15 606 (pesëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtë) m2, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 3 990 362 (tre milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e dy) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 3 990 362 (tre milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e dy) lekësh të përballohet nga buxheti i vitit 2015, miratuar për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, zëri “Shpronësime”, planifikuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
6. Likuidimi i pronarëve të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi.
7. Pronarët e pasurive të listës që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilat është bërë shënimi “Konfirmuar ZVRPP”, “Proces konfirmimi”, e “Kufizim pasurie”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
8. Autoriteti Rrugor Shqiptar të kryejë likuidimet, për efekt shpronësimi, në bazë të pikave 4, 5, 6 dhe 7, të këtij vendimi.
9. Brenda 30 ditëve, nga data e miratimit të këtij vendimi, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Elbasan, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës mbi hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit që do t’u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe, me fillimin e procesit të likuidimit, të fillojë edhe procesi i kalimit të pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.
10. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Elbasan të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin që do të realizohet procesi i hedhjes së trupit të rrugës mbi hartat kadastrale si dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
11. Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Elbasan, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

VENDIM
“Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Porto Romano-Durrës, loti I”. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Porto Romano-Durrës, loti I”.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 4 478 606 (katër milionë e katërqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e gjashtë) lekësh, nga të cilat:
a) për pasurinë “truall”, me sipërfaqe 868 (tetëqind e gjashtëdhjetë e tetë) m2 me vlerën 2 867 004 (dy milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e katër) lekë;
b) për objekte, me vlerë shpronësimi 1 611 602 (një milion e gjashtëqind e njëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dy) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 4 478 606 (katër milionë e katërqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e gjashtë) lekë të përballohet nga buxheti i vitit 2015, miratuar për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, zëri “Shpronësime”, planifikuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
6. Likuidimi i pronarëve të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi.
7. Pronarët e pasurive të listës që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilat është bërë shënimi “Konfirmuar ZVRPP”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
8. Autoriteti Rrugor Shqiptar të kryejë likuidimet, për efekt shpronësimi, në bazë të pikave 4, 5, 6 dhe 7, të këtij vendimi.
9. Brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës mbi hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit që do t’u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe, me fillimin e procesit të likuidimit, të fillojë edhe procesi i kalimit të pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.
10. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin që do të realizohet procesi i hedhjes së trupit të rrugës mbi hartat kadastrale si dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
11. Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: