TIRANË- E gjithë qeveria do të jetë këtë fundjavë në qytetin juglindor të Korçës. Një sërë aktivitetesh janë parashikuar, përfshirë dhe mbledhjen e qeverisë.
“BalkanWeb” zbardh axhendën e aktiviteteve duke nisur nga pasditja e sotme. Kështu kryeministri Edi Rama dhe ministrat do të inspektojnë punimet në tunelin panoramil të Pogradecit sot dhe më pas do të jenë në Prespë për një tjetër takim në kuadër të projektit “100 fshatrat”.
Qeveria do të ketë në darkë edhe një takim me të rinjtë ku do të bëhen dhe anëtarësimet e reja.
Ndërsa nesër do të jetë mbledhja e qeverisë në mesditë dhe takim me qytetarët. Pas mbledhjes shefi i qeverisë do të flasë për mediat.
28 SHTATOR
15:30- Inspektim i punimeve në Tunelin panoramik në hyrje të Pogradecit
16:00- Nisje për në Prespë
17:00- Event për 100 fshatrat/ buzë liqenit në Zaroshkë
18:30- Nisje për në Korçë
19:00- Event me të rinjtë “Partia Socialiste e hapur për ju”- anëtarësimet e reja tek sheshi.
20:00- Darkë bufe me të rinjtë tek rrugica në Pazar
29 SHTATOR
9:00- Nisja për Sovjan
9:30- Vizitë në një shtëpi që do të rindërtohet
10:00- Kthim në Korçë
11:00- Event i bashkëqeverisjes me qytetarët “E gjithë vëmendja për ju”.
12:30- Mbledhja e Këshillit të Ministrave- Shtëpia e Flamurit
13:00- Deklaratë për shtyp për aktivitetin dy ditor të qeverisë dhe VKM-të e miratuara
13:30- Dreka
14:30- Nisja për Maliq
15:00- Inspektim i landfillit të Maliqit
(m.k/BalkanWeb)