SIRI- Pas disa shkrimeve në disa media ndërkombëtare se presidenti i Sirisë ndodhet në spital, pasi është sëmurë, ka reaguar presidenca siriane përmes një deklarate, ku hedh poshtë lajmet se presidenti Bashar al-Assad është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Presidenca mohon të gjitha këto raporte. Presidenti Assad gëzon shëndet të plotë”- thuhet në komunikatë.

Më herët gazeta libaneze “Al-Mustaqbal” ka bërë me dije se presidenti i Sirisë Bashar al-Assad i ka ditët të numëruara. Sipas saj ai është shtruar me urgjencë në spital për shkak të një hemoragjie cerebrale.

Edhe një gazetë tjetër libaneze “Al-Diyar” e cila është pro regjimit të Assad ka konfirmuar lajmin, i cili është përhapur edhe në mediat turke.

Gazetari i njohur i “Al Jazeera” Faisal al-Qassem gjithashtu njoftoi në ‘Tëitter’ për 4.5 milion ndjekësit e tij se Assad është në gjendje kome.

(d.d/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: