TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi ditën e sotme një takim me ambasadorin britanik në Tiranë, Duncan Norman. Burimet i thanë “BalkanWeb” se ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar shkoi në zyrën e Bashës pas pak minutash.

Ky takim vjen pas thirrjes së krye demokratit Basha  drejtuar qeverisë, ku  kërkoi prej saj të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut, e cila vendosi të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas dështimit për hapjen e negociatave me BE.

Lideri demokrat akuzoi kryeministrin, Edi Ramën teksa tha se ai është personi i parë dhe kryesor që duhet të mbajë përgjegjësi për dështimin e negociatave me BE. Sipas tij, Shqipëria kalon këtë ngërç politik vetëm nëse i hapet rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: