Deputetja demokrate, Jorida tabaku, ka zhvilluar një takim me reporterin special për “Ballkanin Perëndimor”, Peter Beyer.

Në një postim në “Facebook”, deputetja Tabaku zbulon temat e diskutimit me zyrtarin Beyer, teksa shprehet se në fokus ka qenë sundimi i ligjit, lufta ndaj korrupsionit, zgjedhjet dhe koncesionet.

Mesazhi i plotë:

Kenaqësi takimi me zotin Beyer, reporterin special për Ballkanin Perëndimor. Njohës i mirë i Shqipërisë dhe problematikave kyçe në Ballkanin Perëndimor e veçanërisht këtu.

Në fokus të bisedës sonë ishin temat:

Së pari, sundimi i ligjit është problemi kryesor që cënon demokracinë në Shqipëri, zgjedhjet e lira, varësia e institucioneve ndaj qeverisë dhe grupeve kriminale.

Së dyti, lufta ndaj korrupsionit dhe pandëshkrueshmëria në novelet e larta të qeverisjes dhe pushtetit që cënon të ardhmen Europiane të atdheut! Sot drejtësia e re duhet të shpaguajë besimin, mundin dhe fondet që janë shpenzuar për të. Duhet të dëshmojë pavarësinë, integritetin dhe profesionalizmin për të cilin u votua. Ajo sot është në testim!

Së treti zgjedhjet dhe shqetësimet e raportit të OSBE-ODIHR, përdorimi i krimit dhe burimeve shtetërore, ndryshimet e njëanshme të kodit zgjedhor!

Së katërti, shpreha shqetësim në lidhje me problemin e ndërtimit, koncensioneve dhe kontratave të lidhura në zonat e mbrojtura, si Butrinti dhe zonën e Vjosë-Nartës.

Tani koha është që qeveria të përmbushë detRimet e saj, drejtësia e re të përmbushë pritshmëritë dhe mbi të gjitha parlamenti përmes Komisionit të Integrimjt, KKIE dhe opozitës të jetë mbikqyrëse e punës në këtë drejtim.

Ne kërkojmë përmbushjen e kritereve për një Shqipëri më të mirë! Jo vetëm për një Shqipëri në BE! ??????

#bisedime #integrimi #opozita #eu #pd #albania #buxhetiintegrimit #rrugabe #be #euascension #tirana #ascension #integration #shqiperia #partiademokratike

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb