Deputetja demokrate Dhurata Çupi në rubrikën “Opinion” në News24 tha se që nga viti 1992 nuk kemi zgjedhje të pranueshme për shkak të konflikteve pozitë-opozitë dhe mungesës së standardeteve.
“Ne sot jemi 6 muaj para zgjedhjeve, ku Kryetari i PD-së është në masë arresti dhe kreun e PS-së që bën fushatë, duke përdorur edhe selitë diplomatike, diplomatët në takimet me shqiptarët jashtë vendit. Nuk jemi në kushte të barabarta për zgjedhjet. Ndaj ne kemi kërkuar Qeveri teknike, e cila është një zgjidhje, pasi do t’i jepte legjitimitet procesit”, tha Çupi.
Ajo tha se një Qeveri teknike do të bllokojë Kryeministrin dhe ministrat që të përdorin resurset e shtetit në favor të PS-së. Sipas Çupit, gjithçka, nga dministrata te konçensionet janë kthyer në mekanizma që ndihmojnë PS-në.
“Kjo nuk është më demokraci nëse mbahen zgjedhjet pa standarde dhe mbahet pushteti me dhunë”, tha Çupi.
Debati
Qefalia: Opozita është në të drejtën e saj të ngrejë problematikat nga më të ndryshmet. Por ato dekurajojnë edhe militantët e tyre me deklaratat që bëjnë. U ngrit Komisioni për Reformën Zgjedhore në Kuvend që dështoi sepse një pjesë e PD nuk pranonte Enkelejd Alibeajn si Kryetar. Opozita përmend Maqedoninë e Veriut për Qeverinë teknike. Por Edi Rama është kryeministër i mbështetur nga shqiptarët. Doni reformë zgjedhore? Të përfundojmë zgjedhjet dhe ejani ta bëjmë. Por ju doni portofole, sikundër i mori Lulzim Basha në 2017. Çfarë qeverie teknike ishte ajo?
Çupi: Ne jemi në kushtet kur opozita është e parespektuar, nuk ka instrumentet e veta kontrollues që ia jep Kushtetuta, përjashtohen 40 ditë deputetët në kundërshtim me Rregulloren. Pra opozita është në një raport të kushtëzuar me Kuvendin. Ju vini në Kuvend që të miratoni ligje të lobuara.
Qefalia: Ne kemi agjendën që të çojmë Shqipërinë në BE në 2030.
Çupi: Keni agjendë që të vidhni Shqipërinë. Ne do të protestojmë me të gjitha format që njihen. Këta kanë bërë gjithçka, nuk është se nuk kanë arrestuar. Ne nuk do të frikësohemi, jemi në krah të qytetarëve.