Qeveria turke ka kritikuar thirrjen e liderit të partisë më të madhe opozitare që njerëzit të dalin në rrugë që të protestojnë, pas arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu derisa mijëra persona kanë protestuar të enjten,  në mbarë vendin.

Kundërshtari më i madh politik i presidentit Recep Tayyip Erdogan është arrestuar të martën, pas ngritjes së akuzave për korrupsion dhe ndihmë një grupi terrorist, në një hap që opozita e ka dënuar si “përpjekje për grusht shteti”.

Arrestimi ka shkaktuar protesta në vend dhe kritika të liderëve europianë.  Të enjten disa protestues u përleshën me Policinë në Ankara, Izmir dhe Stamboll përfshirë në Universitete dhe shumë të tjerë marshuan para selive të Komunës së Stambollit, pavarësisht vendimit për ndalimin e tubimeve publike për katër ditë.

Protesta sporadike janë mbajtur edhe në qytete të tjera, me autoritetet e rendit që kanë vendosur barrikada për bllokimin e shumë rrugëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb