Janë talente në arte dhe sport por shpesh matematika u prish pune dhe nuk kapin dot mesataren e vendosur me ligj nga qeveria për të ndjekur studimet e larta.


Mesatarja nuk do të jetë më pengesë për maturantët të cilët aplikojnë për t’u pranuar në programet  e studimeve  pranë Universitetit të Arteve dhe atij të sporteve pasi nuk e kanë më detyrimin të plotësojnë kriterin e notës  mesatare 6.5


Qeveria ka hequr notën mesatare për të gjithë aplikuesit për programet e studimeve në fushën e Artit dhe të Sportit me anë të VKM-së numër 651.

I kontaktuar me telefon nga News 24, rektori i Universitetit të Arteve Kastriot Çaushi pohoi se konkursi do të vijoje të mbetet por nota mesatare 6.5 nuk është më kriter pranimi. Studentët këtu testohen për talentin e tyre që zë rreth 70% të vlerësimit ndërsa 30% e zinte nota mesatare.


Mësohet se kanë qene vete maturantët kandidatë tek Universiteti i Arteve të cilët i kanë drejtuar këtë kërkesë qeverisë dhe ministrisë së arsimit. Duket se kandidatët për tek Univeristeti i Arteve kanë “shpëtuar” dhe moshatarët që aspirojnë të jenë pjesë e Universitetit të Sporteve.

Sipas vendimit të qeverisë edhe kandidatët  nga  Kosova,  si dhe    ata me    origjinë    shqiptare    nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe  Bujanovci,  që  aplikojnë  për  t’u  pranuar  në programet  e  ciklit  të  parë  të  studimeve  dhe  në programet  e  integruara  të  studimeve  të  ciklit  të dytë,  nuk  kanë  detyrimin  të  plotësojnë  kriterin  e notës  mesatare ashtu si maturantet nga Shqiperia.

Universitet tashmë janë në raundin e tretë të regjistrimeve por për maturantët që synojnë artet dhe sportet duket se rregullat e “lojës” do të ndryshojnë për tu dhënë një shanc më shumë për të shfaqur talentin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb