Qeveria propagandon rritje ekonomike dhe ulje te papunësisë, por e vërteta ne shifrat zyrtare është krejt ndryshe.  Parlamenti ka miratuar këtë fillim javë aktin normative të buxhetit 2019. Gjatë prezantimit të ndryshimeve  në buxhetin e vitit 2019 ministrja e financave Anila Denaj deklaroi se qeveria ka rishikuar me ulje ritmet e rritjes ekonomike për këtë vit në 3.4% nga 4.3% në fillim të vitit. Ministrja Denaj pranoi se rishikimi me ulje i rritjes ekonomike do të shoqërohet me një nivel të ulët të të ardhurave të programuara në buxhetin e këtij viti.


Ky ritëm më i ulët i rritjes ekonomike se sa ai i parashikuar për këtë vit ka rritur edhe përgjegjshmërinë për të parë ritmin e rritjes së këtij viti, duke e korrigjuar atë në 3.4% në përfundim të këtij viti.Sigurisht kjo do të sjellë një efekt negativ edhe në nivelin e të ardhurave ndaj parashikimit.” u shpreh Denaj.

Por ndërsa qeveria ka miratuar shkurtimin e fodeve në buxhet dhe uljen e planit për mbledhjen e të ardhurave nga tatimet dhe doganat, përseri propagandon rritje te sektoreve të ekonomisë.


Të ardhurat e mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave u realizuan në vlerën 120.8 miliardë lekë, 2.5% më shumë se 9 mujori i vitit 2018.Të ardhurat e mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u realizuan në vlerën 180.5 miliardë lekë, ose 4.6% më shumë se 9 mujori i vitit 2018 .Rimbursimi i TVSH-se është rritur +40% krahasuar me vitin 2018, ose +4.2 miliard lekë. ë ardhurat e mbledhura nga DPT për Kontributet u realizuan në masën 70 miliardë lekë, 5.8% ose 3.8 miliardë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2018.” tha Denaj


Por sipas të dhënave të 9-mujorit të këtij viti tatimet dhe doganat mblodhën 5.8% më pak të ardhura se plani duke e çuar boshllëkun për 9-mujorin në 7.4 mld lekë. Ajo çfarë shihet si më shqetësuese është rënia TVSH-së së mbledhur nga Tatimet që njihet si TVSH e brendshme dhe tregon konsumin në ekonomi. Për muajin shtator të ardhurat nga ky zë janë vetëm 1.8 miliardë lekë, apo 45% më pak se plani.Nga ana tjetër arkëtimet nga Doganat janë edhe më larg planit. Të ardhurat nga akciza, TVSH-ja e importit dhe taksat doganore janë të gjitha në rënie. Për muajin shtator nga ky institucion mungojnë 1,3 miliardë lekë, ndërkohë që për 9-mujorin dëmi arrin në rreth 5 miliardë lekë.Duket se qeveria në kulmin e aksionit kundër informalitetit dështoi të realizonte planin e të ardhurave në buxhet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb