Mbledhja e nënshkrimeve për peticionin për shkarkimin e kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut mund të fillojë që nga nesër, kanë raportuar mediat serbe duke cituar nënkryetarin e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Skënder Sadiku.

Pas këtij vendimi, kryetari i Kuvendit të Komunës detyrohet që grupit të qytetarëve që kanë iniciuar mbledhjen e nënshkrimeve t’i dorëzojë dokumentacionin e nevojshëm për mbledhjen e tyre, si dhe autorizimin për shfrytëzimin e hapësirës publike për mbledhjen e nënshkrimeve.

“Afati i grumbullimit është 22 janari, por nëse nuk arrijnë të mbledhin firmat në kohë, ministria do t’u japë edhe dy javë shtesë. Besoj se do t’i mbledhin shpejt dhe se nuk do të duhet një afat shtesë”, u shpreh ai.

Kryetarët e komunave në veri të Kosovës u zgjodhën në zgjedhjet e prillit të vitit të kaluar, të cilat në masë të madhe u bojkotuan nga popullata lokale serbe, dhe drejtuesit aktualë komunalë u zgjodhën me disa qindra vota secili.

Kjo solli edhe disa protesta të serbëve në veri para ndërtesave të qeverisjes komunale në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb