Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka shpërndarë në “Twitter” mesazhin e rëndësishëm që Ipeshkëvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, ka dhënë sot për situatën politike në vend, pas zgjedhjeve të 30 qershorit, teksa të gjitha bashkitë e këshillat bashkiakë po kalojnë në duart e socialistëve.

Në mesazhin e tij, Dom Gjergj Meta shkruan se deri më tani bashkitë dhe këshillat bashkiak ishin autokratë, por formalisht ishin pluralë, ndërsa tani e tutje nuk do të jenë më as formalisht. Sipas “Njeriut të Zotit”, kjo që po ndodh në vendin tonë nuk quhet më demokraci as formalisht.

“Bashkitë dhe këshillat bashkiakë në Shqipëri në këto vite kanë qenë të gjitha të qeverisura në mënyrë autokratë, por formalisht ishin plurale. Tani e tutje, as formalisht. Brenda tyre dhe në të gjithë territorin janë moniste. Kjo nuk quhet më demokraci, as formalisht”, shkruan Dom Gjergj Meta.

  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb