Krem me filter ose vaj plazhi, peshqir, një libër me Aventura…dhe dëshira për të shijuar jetën. Kaq duhet të përmbajë çanta juaj e pushimeve teksa këmba ju shkel në super Resortin Prestige, në zemër të Golemit… atje ku nxehtësia e diellit freskohet nga hija e pishave dhjetëra vjeçare.

Për çdo gjë tjetër, kujdeset personeli i kualifikuar i Prestige Resort, një oazë qetësie e argëtimi. Prestige Resort është destinacioni i parë i pushuesve të huaj dhe shqiptar.
Pushuesit i janë drejtuar Prestige Resort edhe këtë fundjave për më shumë freski dhe qetësi.

Turistët besnikë janë rikthyer, ndërsa ata që e frekuentojnë për herë të parë premtojnë se do të vijnë përsëri në resortin më mbresëlënëse në këtë zonë.

Nga java në javë numri i pushuesve që frekuentojnë resortin më të bukur në bregdetin e Kavajës shënon rritje të konsiderueshme. Veç argëtimit në pishina për të gjitha moshat dhe fëmijët, tek Prestige Resort cilësia e shërbimit bën diferencën. Godinat me dhoma komode për familjarë, çifte e të rinj janë pozicionuar në mënyrë që të kenë pamjen më te mrekullueshme të detit Adriatik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb