DURRËS

Shumë sharmant dhe me një komoditet të rrallë “Prestige Resort” në plazhin e Malit të Robit në Golem u kthye edhe këtë fundjavë në vendin ideal për relaks dhe argëtim. Pushuesit këtë fundjavë janë freskuar tashmë pishinë e re të pagëzuar me emrin Pishina VIP.

Një pemë në mes të saj dhe dritat shumëngjyrshe në mbrëmje e bëjnë atë teper të veçantë.

Stafi miqësor, shërbimi cilësor, ambiente shlodhëse nën hijen e pishave buzë detit, pishinat me hapësira të bollshme dhe siguria brenda resortit kanë tërhequr vëmendjen e turistëve duke e kthyer në destinacionin e parë të pushimeve.

Ata që kanë zgjedhur këtë resort japin vlerësimet më të mira për gjithçka që ai ofron, duke nisur nga siguria, qetësia, freskia dhe relaksi.

“Presige Resort” ofron gjithcka për të rriturit dhe vogëlushët. Madje nuk ka nevojë të prisni bileta për të shkuar për pushime jashtëvendit, kushtet e kërkuara tanimë ofrohen vetëm pak kilometra larg Tiranës. Gjithcka është si në plazhet e Turqisë, ushqimi cilësor dhe atmosfera e pushimeve.

Ndryshe nga gjithë  resortet e tjera në “Prestige Resort”  ju keni mundësi të zgjidhni mes 4 pishinave tashmë, njëra me ujë deti . Ajo që e bën të vecantë këtë resort është fakti që tre prej pishinave janë me ujë të ëmbël ndërsa e katërta është me ujë deti duke e sjellë Adriatikun vetëm pak metra dhomës së gjumit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb