Më shumë se 430 njerëz kanë vdekur nga kolera muajin e kaluar, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Sudanit, ndërsa lufta vazhdon të shkatërrojë vendin.

Bëhet e ditur se numri i infeksioneve është rritur në rreth 14,000.

Ministria ka deklaruar se po bën gjithçka që mundet për të “luftuar kolerën në shtetet e prekura”.

Marrja e trajtimit në zonat e prekura është jashtëzakonisht e komplikuar nga konflikti i cili ka vrarë deri në 150,000 njerëz që nga fillimi i vitit të kaluar, sipas të dërguarit special të SHBA-së për Sudanin, Tom Perriello.

Siç raportohet, Sudani është përfshirë në një luftë që kur ushtria dhe një grup i fuqishëm paraushtarak, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), filluan një luftë të egër për pushtet në prill të vitit 2023, duke çuar në atë që OKB-ja e ka quajtur një nga krizat më të këqija humanitare në botë, shkruan BBC.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: