Bukuritë e papërsëritshme të Thethit malor, në zemër të Alpeve shqiptare, e bëjnë që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar. Edhe këtë fillim-gusht Thethi mirëpret plot turistë të cilët shijojnë bukuritë magjepse që ofron kjo copëz e Shqipërisë turistike.

Pamjet mahnitëse në luginën mes kreshtave të maleve, pjese e tre majave të Ballkanit mbërthen vizitorët nën magjinë e koloritit që të ofron natyra e ndërthurur mes maleve të larta, lumit me ujërat e kristalta dhe luginës karakterizuar nga ndërtimet e tipit kullë, ruajtur me fanatizëm nga banorët vendas.

Fatkeqësisht Thethi mbetet ende një mollë e ndaluar për ata të cilët nuk guxojnë të udhëtojnë në rrugën e paasfaltuar që gjarpëron ndër malet e Dukagjinit, e ndaj nuk mungojnë dhe ata turistë që ironizojnë gjendjen e rrugës.

Por rruga nuk e zhbën bukurinë mahnitëse të Thethit, që në këto ditë sigurisht duhet prenotuar me parë nëse do të akomodohesh në bujtinat e zonës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: