NIKOZIA, QIPRO

Policia në Qipro po punon për të gjetur një vrasës të mundshëm serial. Kjo pasi dy trupa grash të vdekura janë gjetur në një vend të shkretë dhe një fëmijë 6 vjeç ka humbur.

Viktimat janë gjetur në periferinë e kryeqytetit të vendit, Nikozia. Një prej viktimave të zhdukura është një grua 36 vjeçe nga Filipinet. Një viktimë e dytë, e gjetur vonë të shtunën, mendohet të jetë një 28-vjeçar nga Filipinet, i cili gjithashtu u raportua i zhdukur vitin e kaluar, megjithëse nuk është identifikuar përfundimisht, raporton “Reuters”.

Një oficer karriere 35-vjeçar është në paraburgim nën dyshimin e vrasjes të të tre personave. Të dyja gratë kishin punuar në Qipro, e cila ka një popullsi të konsiderueshme filipinase. Qipro u trondit nga ngjarja e pazakontë dhe kriminale. Oficeri u arrestua, pasi autoritetet gjetën kontakte mes tij dhe grave të vrara barbarisht.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb