TIRANË – Peshëngritja shqiptare fiton sërish një medalje të artë. Kampioni i radhës është Hysen Pulaku, që mori medaljen e artë në Kampionatin Europian në Qipro për të rinj në peshën 85 kg, stili i shtytjes. Ndërsa, në stilet e shkëputjes dhe dygarëshit, ai ka marrë medaljen e argjendtë.

Shqipëria po konkurron në Qipro, përveçse me Hysen Pulakun, edhe me Sopot Sulën dhe Aleks Kaçanin, të trajnuar nga Kastriot Rukaj dhe Sokol Bishanaku.

Sopot Sula do të garojë sot në peshën 94 kg, kurse Aleks Kaçani të premten, me po këtë peshë.

ar.sh/BalkanWeb.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: