Nga Zonja Katerina
Përbërësit

300 gr qiqra, 200 gr makarona të vogla, 2-3 lgj fara lini, 1 qepë ose 1 presh, 2-3 karrota, 1 lgj turmerik / kurkuma, 4-5 lgj vaj ulliri
2-3 gjethe dafine, 2-3 lgj lëng limoni, Kripë, piper, majdanoz.

Përgatitja

I lemë qiqrat në ujë të bollshëm për rreth 10-12 orë, më pas i shpëlajmë dhe i vendosim të ziejnë me 3 gisht ujë lartë masës së tyre për 30-35 minuta.

Pas këtij minutazhi shtojmë tek qiqrat qepën ose preshin (vetëm pjesën e bardhë) të grirë hollë, karrotat, gjethet e dafinës, farat e linit dhe kurkumën. I lemë qiqrat të vazhdojnë zierjen e tyre dhe për 10 minuta të tjera.

Më pas shtojmë makaronat, lëngun e limonit, kripë dhe piper. Ulim temperaturën e sobës dhe i lemë makaronat të ziejnë së bashku me qiqrat për 10 minuta. Fikim sobën, e lemë të ulet temperatura dhe më pas e servirim gatimin duke e spërkatur me majdanoz të freskët.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb