Nga: ZONJA KATERINA

300 gr qiqra gjysëm të ziera
2 filxhanë çaji oriz basmati
1 kokërr qepë
2 patate
1 karrotë
1 domate
½ lç kumel
½ lç kurkuma
Kripë, piper
Majdanoz ose koriandër

Kaurdisim fillimisht qepën, shtojmë më pas patatet, domaten e prerë në kubikë të vegjël dhe karrotën të prerë në fije. Vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar më pas qiqrat të cilat i kemi lenë në ujë për 10-12 orë dhe zier mesatarisht. Rregullojmë shijen me kripë, piper, kumel dhe kurkuma dhe vazhdojmë kaurdisjen.

Në një tenxhere me ujë të bollshëm të vluar me kripë vendosim orizin për 7-8 minuta. E kullojmë dhe e hedhim përsëri në tenxhere. E hapim paksa në mes dhe vendosim perimet me qiqrat, i mbulojmë perimet ne oriz, i spërkasim përsëri me pak erëza dhe me vaj. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin në temperaturë të ulët për rreth 30 minuta. Pasi të jetë gati e servirim të ngrohtë me pak majdanoz të grirë hollë ose koriandër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb