Nga: ZONJA KATERINA

300-400 gr qiqra
3-4 patëllxhanë
3-4 speca gogozhare
2-3 lgj qepë të thatë ose 2 kokrra qepë
1 filxhan pure domate
1 lgj salcë domate
2-3 thelpinj hudhër
½ gotë verë
½ lç rigon
1 lç kurkuma
1-2 gjethe dafine
1 lgj koncentrat perimesh
Kripë, piper i zi

Vendosim qiqrat që në darkë në ujë dhe të nesërmen i vendosim të ziejnë. Në ¾ e përfundimit të zierjes së qiqrave presim patëllxhanët në copa të mëdha duke i bërë më pas prerje për së gjati, i spërkasim me kripë, piper dhe vaj ulliri dhe i vendosim të piqen në furrë për 15 minuta.

Në një tigan përgatisim salcën duek kaurdisur fillimisht qepën me hudhrat. Sapo qepa të zbutet shtojmë specat dhe vazhdojmë kaurdisjen dhe për 2-3 minuta të tjera duke e shuar më pas me pak verë. Sapo te avullojë alkooli shtojmë domaten pure, rergullojmë shijen me kripë, piper, rigon, kurkuma dhe dafinë dhe e lemë salcën të lidhet duke shtuar dhe pak nga lëngu i zierjes së qiqrave së bashku me koncentratin e perimeve.

Vendosim në një tavë dheu qiqrat, patëllxhanët e pjekur dhe salcën e përgatitur. E mbulojmë tavën me kapak dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 1 orë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb