Nga zonja Katerina
Përbërësit

400 gr qiqra, 300 gr spinaq, 1 qepë të thatë, 2-3 qepë të njoma1 domate, 1 spec djegës, ½ filxhan salcë domate, 1 tufë koper
1 tufë majdanoz, Vaj ulliri, Kripë, piper.


Pergatitja

Vendosim qiqrat në ujë të bollshëm për rreth 12 orë me një majë luge kripë (kripa përveç se jep shije nuk lejon që kur të vendosen qiqrat të ziejnë tu prishet forma). Të nesërmen i lajmë mirë dhe i vendosim në tenxhere me ujë (rreth tre gishta ujë sipër qiqrave) të ziejnë. Në fillim i lemë të marrin valë, më pas largojmë shkumën që lëshojnë në sipërfaqe. Shtojmë dhe qepën e thatë dhe i lemë qiqrat të ziejnë në temperaturë të ulët për rreth 1 orë sa të zbuten plotësisht dhe të mbeten me lëngjet e veta.

Në një tenxhere tjetër kaurdisim qepët e njoma, shtojmë më pas domaten së bashku me salcën dhe vazhdojmë kaurdisjen për 3-4 minuta. Më pas shtojmë qiqrat e zjera dhe e lemë gatimin dhe për 4-5 minuta në zjarr në mënyrë që qiqrat të lidhen me salcën. Në fund shtojmë spinaqin, specin djegës dhe erëzat e freskëta. E lemë gatimin për 2-3 minuta në zjarr dhe më pas e servirim të ngrohte duke shtuar sipas dëshirës në pjate dhe pak vaj ulliri ekstra të virgjër.


(da.xha/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb