Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkup, ku një qiramarrës ka vrarë pronarin e shtëpisë ku banonte, ka plagosur djalin e tij të mitur dhe më pas i ka marrë jetën edhe vetes duke mos dashur të bjerë në duart e policisë.

Fqinjët thonë se janë zgjuar nga të shtënat me armë zjarri, të ndjekur nga sirenat e policisë dhe ambulancës. Një pamje e tmerrshme u shpalos para syve të fqinjëve. Ku trupi i pronarit ishte i palëvizshëm dhe i pajetë në shkallë, në një pellg gjaku.

Fqinjët të tronditur nga ngjarja thonë se asgjë nuk e paralajmëronte një tragjedi të tillë.

“Disa të shtëna armësh më zgjuan nga gjumi dhe menjëherë më pas dëgjova një fëmijë që qante dhe rënkonte. Fillimisht mendova se ishte një shaka fëmijërore me fishekzjarre, por në pak kohë dëgjova sirenat e policisë dhe të ambulancës. Kur dola në oborr, kuptova që më kishin vrarë fqinjin dhe djalin e kishte plagosur në krah dhe e kishin dërguar në spital”, thotë një nga fqinjët e viktimës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb