TIRANE-PRISHTINE-Solidaritet për viktimat në Tiranë dhe Prishtinë. Qytetarë kanë rendur sot në Tiranë pranë ambasadës franceze dhe kane ndezur qirinj dhe vendosur lule në shenjë hidhërimi për të vrarët nga sulmet e mbrëmshme në Paris ku mbetën të vrarë mbi 100 persona dhe u plagosën 200 të tjerë.

Por edhe në Prishtinë, shoqëria civile dhe gazetarët ndezën sot qirinj tek shtatorja e Skënderbeut në shenjë solidarizimi me popullin francez dhe për viktimat që kanë humbur jetën gjatë natës së mbrëmshme në Paris.
Njëri nga iniciatorët, Visar Berisha, tha se një gjë e tillë është e papranueshme për të gjithë qytetarët dhe nuk duhet lejuar t’iu cënohet e drejta e lirisë.
Po ashtu, sipas tij, ata nuk pranojnë që grupe të tilla të thirren në emër të ndonjë ideologjie apo feje, pasi që ato sulme janë vetëm akte terroriste nga individë të caktuar.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: