NGA: ZONJA VJOLLCA*
Qofte me karrota dhe ullinj

2-3 karrota
1 filxhan kafe ullinj të grirë
1 kokërr vezë
50 gr djathë të thërmuar
2 qepë të njoma
50 ml qumësht
4 lugë gjelle miell
1 lugë kafeje pluhur pjekës
Koper
Majdanoz
Kripë
Piper i zi
Vaj për skuqje

Grijmë karrotat i hedhim pak kripë dhe i lëme per 10 minuta. Më pas kullojmë lëngun që kanë nxjerrë dhe trazojmë bashkë me karrotat ullinjtë e grirë, vezën, djathin e thërmuar, dy qepët e njoma të grira hollë, qumështin, miellin e trazuar me pluhurin pjekës dhe erëzat e grira imët. E lëmë brumin të pushojë pak dhe më pas i skuqim në vaj të bollshëm dhe i servirim me sallatë jeshile.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: