Nga Zonja Katerina
Përbërësit

800 gr mish të grirë viçi, 1 qepë të grirë në rende, 2 lugë majonezë, 1-2 lugë keçap, Kripë, piper i zi, Keçap për servirje me patate, oriz ose sallatë.

Pergatitja

Përziejmë të gjitha masat bashkë dhe i punojmë mirë. E lemë brumin e qofteve të qëndrojë në frigorifer për të paktën 2-3 orë.

Më pas brumin e qofteve e bëjmë në toptha rrumbullake dhe i rreshtojmë në një tavë. I vendosim qoftet të piqen në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20-25 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb