Nga: ZONJA VJOLLCA
QOFTE ME MISH DHE PURE

Për brumin e qofteve:
400 gr mish i grirë
1 kokërr qepë
1 kokërr vezë
2 thelpinj hudhër
3 lugë gjelle peksimadhe
3 lugë gjelle vaj ulliri
Kripv
Piper i zi
Piper i kuq
Kimjan

Për purenë:
400 gr patate
50 ml qumësht
1 lugë çaji gjalpë
50 gr djathë kaçkavall
2 lugë gjellë salcë domate

Fillimisht vendosim patatet të ziejnë për 25-30 minuta. Në një tas vendosim të gjithë përbërësit e mësipërm të brumit të qofteve dhe i punojmë mirë me dorë. Më pas formojmë qoftet duke i hapur një boshllëk nga brenda, i vendosim në një tavë të lyer me vaj dhe i vemë në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius për 15-20 minuta. Ndërkohë përgatisim purenë. Shtypim patatet në një tas, shtojmë qumështin, gjalpin dhe djathin kaçkavall. Nxjerrim qoftet nga furra dhe i mbushim me purenë e patates duke i spërkatur me djathë kaçkavall. Në një tas vendosim 2 lugë gjelle salcë, e shkrijmë në 200 ml ujë të ngrohtë, e rregullojmë me pak kripë dhe piper dhe e shtojmë në tavë. I vendosim qoftet përsëri në furrë për 15 minuta në temperaturë 200 gradë Celsius.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: