Nga: ZONJA VJOLLCA
500 gr mish i grirë miks
1 lç trumzë
1 thelpi hudhër
Kripë, piper i zi
1 kokërr vezë
1 lgj mustardë
2 lgj peksimadhe
50 ml qumësht
3 lgj parmixhano i grirë
1 kg patate të vogla
Fillimisht trazojmë peksimadhen me qumështin që të zbutet. Në një tas vendosim mishin e grirë, shtojmë në të trumzë, 1 thelpi hudhër të shtypur, kripë, piper të zi, 1 kokërr vezë, mustardë, peksimadhen e zbutur me qumësht dhe 3 lugë djath parmixhano të grirë hollë. Të gjithë përbërësit i përziejmë mirë derisa të formohet një brumë që nuk ngjit në duar. Mbulojmë tasin me celefon dhe e vendosim në frigorifer të pushojë për 30 minuta. Më pas lagim duart me pak ujë dhe formojmë qofte të madhësisë dhe formës që dëshirojmë. Shtrojmë në një tavë letër kuzhine dhe vendosim qoftet në të për t’i pjekur ose sipas preferencave dhe mund t’i skuqim me vaj të bollshëm për 3 minuta. Ndërkohë patatet e vogla i lajmë mirë, i ndajmë në ½, i vendosim në ujë të vluar për 3 minuta i përziejmë me kripë, rozmarinë dhe vaj ulliri dhe i vendosim në një tavë të nxehur më parë në furrë, i lemë të piqen për 20-25 minuta në temperaturë 200 gradë Celsius dhe më pas i servirim së bashku me qoftet.
(er.cu/vila/BalkanWeb)