Nga: ZONJA KATERINA

Për qoftet:
800 gr mish të grirë
2 feta bukë
1-2 vezë
1 qepë të thatë
2-3 thelpinj hudhër
1-2 lugë vaj ulliri
1 lgj raki ose uzo
½ lç kripë
½ lç rigon
½ lç nenexhik
½ lç piper të zi

Për patatet:
1.5 kg patate
½ lëng portokalli
1 limon (lëng + cipë)
1 lgj mustardë
1 lugë kafeje kurkuma
½ filxhan vaj ulliri
Kripë, piper

Në një enë hedhim mishin e grirë, bukën e zbutur në ujë dhe të shtrydhur, qepën, hudhrat, vezën, vajin dhe erëzat. E punojmë mirë brumin e qofteve duke shtuar dhe 1-2 lugë ujë dhe e lemë brumin të pushojë sa më gjatë aq më mirë.

Marrim brumin e qofteve dhe bëjmë qofte të rrumbullakëta sipas madhësisë që dëshirojmë. I vendosim qoftet në një pjatancë dhe ndërkohë vazhdojmë përgatitjen e patateve.

I qërojmë fillimisht patatet dhe i presim në feta portokalli (që të arrijnë kohën e pjekjes së bashku me qoftet). I vendosim patatet në një tavë duke i spërkatur me kripë dhe piper. Në një enë përgatisim salcën me lëngun e portokallit, lëngun dhe cipën e limonit, vajin e ullirit dhe mustardën. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe kurkuma. E hedhim salcën e përgatitur mbi patate. Vendosim më pas në tavën me patate qoftet dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 1 orë. Nga fundi i pjekjes kthejmë qoftet nga ana tjetër duke i spërkatur me lëngjet e veta që ka lëshur tava dhe i lemë në furrë dhe për 20 minuta të tjera.

Kur qoftet me patate të jenë gati i nxjerrim nga furra, e mbulojmë tavën me një letër kuzhine dhe i shërbejmë të ngrohta shoqëruar me sallatë sipas dëshirës.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb